Transmetuar më 09-12-2019, 18:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.

Raportohet se nga të shtënat me armë pranë një lokali pas konfliktit mes dy personave ka humbur jetën njëri prej tyre, Marjus Ismailaj, 29-vjeç.

Autori i vrasjes është Xhevdet Leçini, rreth 60-vjeç. Ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me çifte të riun pas një konflikti.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje, ku pritet zbardhë shkaqet e vrasjes, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.

Policia/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

/NOA.al