Transmetuar më 10-12-2019, 14:33

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën ditën e sotme për të akuzuarit e dosjes “Babale”.

Një vit e gjysmë pezullim nga funksionet politike për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji dhe tre vite shërbim prove për të, lidhur me audio-përgjimin e dosjes “Babale”.

Konvertimi në shërbim prove u bë pasi prokurori Kol Hysenaj kërkoi dënimin me 1 vit e gjashtë muaj burg për ish-deputetin.

Krahas tij u kërkua dënimi me me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun i njohur ndryshe si Babalja, i cili akuzohet për ‘Kallëzim i rremë’ dhe "Kalim të paligjshëm të kufirit".

Nddërsa për Fredi Alizotin u kërkua 3 vite burg dhe për gazetarin Jetmir Olldashin një vit burg, dënim ky i konvertuar me 200 orë pune publike të detyruara.

Dosja bëri bujë politike vitin e kaluar, ku të pandehur u marën ish-deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën Babale, i cili akuzoi vëllanë e Fatmir Xhafaj si të përfshirë në trafik droge. /a.y/noa.al