Transmetuar më 10-12-2019, 16:55

Një djalë një vjeçar nga Detroiti është rrahur për vdekje nga nëna e tij pasi hodhi televizorin nga tavolina.

Kur mjekët arritën në vendngjarje, Rhiona Nichols, 20 vjeçe deklaroi se e kishte shkundur djalin Viston dhe e kishte goditur me shapkë.

Por fëmija dërgua me urgjencë në spital pasi kishte thyerje në kafkë, kavikulë, brinjë dhe legen.

Policia nuk dha detaje të tjera pasi Viston ndërroi jetë të shtunën, por familja e tij tha se Nichols e kishte goditur pasi djali hodhi në tokë televizorin.

Të hënën, nëna e të ndjerit u dënua me vrasje dhe abuzim ndaj fëmijës./a.m/noa.al/