Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, Salianji: Ditë e zezë për drejtësinë
Transmetuar më 10-12-2019, 18:31

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ishte sot i ftuar në Top Talk ku foli edhe për çështjen e ditës: dënimin me 1 vit e 6 muaj burg që Prokuroria dha për të.

“Është një ditë e zezë për drejtësinë, është varrosur drejtësia dhe janë bërë padrejtësi. Albert Veliun dhe Alfred Alizotin nuk i kam njohur më parë. Ne verifikuam që Albert Veliu kishte bërë burg me Agron Xhafajn. Provat mbi rastin, komunikimet telefonike i disponon prokuroria.

Kam bërë komunikim me publikun lidhur me këtë skandal. Kemi pasur në fund të tetorit audio-përgjimin për këtë rast. Prokuroria nuk ka çuar materialin origjinal, por një material të dalë nga mediat. Prokuroria ka dashur të shpëtojë vëllain e Ministrit të Brendshëm.

E devijuan çështjen për të tërhequr vëmendjen nga çështja kryesore. Komunikimi i parë i Babales është me Olldashin dhe jo me mua”, tha ai në Top Talk.

Ju kujtojmë se sot, për ish-deputetin Ervin Salianji, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 muaj shërbim prove për kallëzim të rremë mbi çështjen që njihet si “Babalja”.

Loading...
Loading...