Influencuesi i rrjeteve sociale dënohet me 14 vjet burg, çfarë bëri
Transmetuar më 11-12-2019, 15:57

Një influencues i rrjeteve sociale është dënuar me 14 vite burg për një komplot me armë, me qëllim që të merrte një domen.

Rossi Lorathio Adams, 27 vjeç, arriti më shumë se një milion ndjekës duke postuar video të studentëve që kërcenin në Universitetin e Iowa.

Më pas kishte qëllim ta rriste akoma më shumë duke blerë një domen, pronari i së cilës refuzoi t’ia shiste.

Por në qershor të vitit 2017, Adams çoi kushëririn e tij Sherman Hopkins Jr për tek shtëpia e pronarit të domenit. Ai e kishte gjetur adresën nëpërmjet regjistrimeve të kompanisë GoDaddy.

Hopkins, person me të shkuar kriminale, u detyrua që të shkonte i mashkuar në shtëpinë e Rossit.

Ai e goditi me pistoletë disa herë viktimën dhe kërkoi që domeni të transferohej në emrin e Adams./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...