Transmetuar më 12-12-2019, 09:25

Përdorte sallën e gjyqit për të bërë seks tresh me disa avokatë. Gjyqtarja amerikane Dawn Gentry, 38 vjeçe nga Kentucky, akuzohet se ka detyruar disa avokatë që të kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe me persona të tjerë, duke shfrytëzuar pozicionin e saj.

Gjithçka bëhej pasi gruaja iu premtonte trajtime speciale në çështjet që ata përfaqësonin, kështu që askush nuk guxonte që ta refuzonte.

Gruaja akuzohet edhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me një prift, se ka përdorur një sekretar dhe të dashurën e tij, për raportet intime.

Gjyqtarja Gentry mohon akuzat, ndërkohë që mësohet se ajo merrej me çështjet që kishin të bënin me të miturit, shkruan noa.al.

38-vjeçarja akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe se ka përdorur rrjetet sociale për të joshur dhe kërcënuar disa avokatë, por edhe ish-burrin e saj. Pas akuzave të ngritura ndaj saj gjyqtarja është pezulluar nga detyra, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al