Transmetuar më 12-12-2019, 12:39

Dy pëllumba që mbajnë kapele kaubojsi në kokë dhe ecin në rrugët e Las Vegasit kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

Ende nuk dihet kush ia veshi kapelet zogjve, por një ekip lokal shpëtimi shprehu shqetësimin për këtë veprim.

Mariah Hilman, bashkëthemeluese e Lofty Hoops, një kompani e shpëtimit të pëllumbave, tha që dikush mund të ketë vendosur aksesorët tek pëllumbat.

"Kur i pamë sot, vumë re ngjitës rreth kapeleve dhe krahëve të tyre. Kjo është padyshim diçka për t’u shqetësuar”, tha ajo.

Ekipi i shpëtimit vendosi kurthe në përpjekje për të kapur të dy zogjtë me emrin Cluck Norris dhe Kulamiti Jane, dhe u kërkoi vendasve që të mos i ushqenin që kapja të bëhej më e lehtë./a.m/noa.al/