Transmetuar më 12-12-2019, 14:00

Ditët e ftohta të dimrit rishfaqin problemet me morthin. Ulja e temperaturave dhe rritja e nivelit të lagështirës në ajër, ndikojnë në rishfaqjen e dhimbjeve dhe enjtjeve, kryesisht të duarve dhe këmbëve. Morthi nuk është gjë tjetër veçse një inflamacion që zakonisht prek pjesët e buta të këmbëve dhe duarve.

Mënyrat e shfaqjes

Shenjat tipike janë enjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në të kaltër-zezë, dhe janë të ftohta në prekje dhe të enjtura. Në momentin që pacienti hyn në kontakt me një ambient të ngrohtë, shfaqet pruriti (kruarie) dhe dhimbjet e vendeve ku lokalizohet morthi. Zakonisht lokalizohet në pjesë të trupit që qëndrojnë për një kohë të gjatë të ekspozuara ndaj të ftohtit dhe janë të ndjeshme si: gishtërinjtë e duarve, këmbëve, por edhe në veshë e majën e hundës.

Këtu janë disa mjete natyrore për ta luftuar:

Kripë dhe uji

Kur shfaqen simptomat e gugngës që mund të krijohet më pas, uji me kripë është zgjidhja e parë natyrore që përdoret për të parandaluar që infeksioni të përhapet më tej. Është një ilaç natyral shumë i lashtë, por veçanërisht efektiv dhe shumë dezinfektues.

Për ta përgatitur ju duhet ujë i ngrohtë dhe një lugë çaji kripë e trashë, më pas zhytni gishtin e apo këmbën në enë për të paktën 10 minuta. Përsëriteni 3 ose 4 herë në ditë, në mënyrë që veprimi i kripës të zvogëlojë inflamacionin. Uji i ngrohtë nga ana tjetër ndihmon në qetësimin e dhimbjes.

Speci i kuq

Është një ndihmës i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut. Piperi i specit duhet të aplikohet në pjesët e prekura nga morthi, por kurrë tek ato të cilat janë të plasaritura ose të plagosura, për të mos rritur ndjesinë e djegies.

Vajrat e pemës së çajit

Një ilaç tjetër natyral për trajtimin në çdo gjymtyrë duart dhe këmbët është të bëni fasha me disa pika çaji. Ky vaj është shumë i efektshëm për zbardhjen dhe lehtëson dhimbjen dhe e bën atë të zhduket brenda disa ditësh.

Qepa

Në mesin e përfitimeve të ndryshme shëruese të qepës është edhe veprimi i saj i vërtetë si “antibiotik natyror”. Për të kuruar morthin ju duhet të merrni lëngun e freskët të saj, por gjithashtu mirë janë edhe fetat apo copat e qepës./b.l/noa.al/