Transmetuar më 12-12-2019, 17:29

Diane Abbott, një nga përfaqësueset e njohura të Partisë Laburiste në Angli, ishte aq e devotshme për të hedhur votën e saj saqë sot ka nxituar duke mos vërejtur dot as këpucët.

Në fund të një fushate të gjatë dhe të lodhshme zgjedhore, në zgjedhjet e parakohshme, ndodh edhe kjo.

Ajo doli të mbështeste kolegun e saj laburist, Meg Hillier, në  zonën e saj elektorale të Lindjes Lindore, të Hackney South.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt zbuluan diçka që nuk shkonte kur zonja Hillier postoi një fotografi të tyre në internet, teksa shkoi të votonte.

Zonja Abbott kishte veshur dy këpucë të majta dhe të ndryshme me njëra-tjetrën./NOA.al