Transmetuar më 13-12-2019, 10:53

Humbi kontrollin për shkak të rrëzimit të televizorit në dysheme. Kështu 21-vjeçarja Rhionna Nichols, vrau djalin e saj 20 muajsh, Vinston Levell Stevenson. Vogëlushi u torturua dhe masakrua me grushte, ndërsa e ëma u arrestua të premten e lënë pas nga policia e Detroit, SHBA.

“Është e vështirë të di ç’të bëj në këtë moment. Vetëm mendimi se nuk do e kem më në krahë nipin tim më shkatërron”, tha për mediat halla e foshnjës, Kenya Stevenson,

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga nëna, fëmija kishte pësuar frakturë në kokë, kishte thyer njërin krahë dhe disa kocka.

Duket se nëna kishte humbur kontrollin për shkak të thyerjes së televizorit dhe ndërsa foshnja qante, ajo nisi që ta rrihte egërsisht, shkruan noa.al.

Kjo bëri që si pasojë e dëmtimeve të pësuara, i mituri gjeti vdekjen pas dy ditësh në spital. /a.y/noa.al