Transmetuar më 13-12-2019, 14:08
Pamje nga spitali ku u gjet shqiptari

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në rrethana të mistershme, para një spitali në Spanjë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Valencia, ku shqiptari me moshë 33-vjeçare, është lënë i plagosur dhe i larë në gjak para spitalit “La Fe”.

Ai kishte dy plagë të rënda të shkaktuara me armë zjarri në bark dhe në shpatull.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i riu shqiptar gjeti vdekjen.

Teksa hetimet lidhur me ngjarjen janë në vijim, identiteti i viktimës nuk bëhet me dije. /a.y/noa.al