Transmetuar më 13-12-2019, 14:22

Në Vietnam pas përfundimit të luftës në ’75, shumë gjëra kanë ndryshuar. Vendi ka filluar të shërohet nga plagët e shkaktuara nga qindra bomba të shkaktuara në territorin Vietnamez.

Sigurisht që turistët shfrytëzuan rastin të vizitojnë një vend me peizazhe kaq të mrekullueshme dhe për këtë arsye, në qershorin e kaluar u përurua Ura e Artë.

Një urë me pamje panoramike e vendosur në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe jo shumë larg nga qyteti portual Da Nang.

Ura duket se është e mbështetur nga dy duar gjigande, sikur të përfaqësojë madhështinë e perëndive.

Ura është ndërtuar për të lidhur teleferikun me Kopshtin e Avatarit, një nga qendrat më të pabesueshme turistike në vend./b.l/noa.al/