Transmetuar më 13-12-2019, 15:10

Një kangur gati 2 metra i gjatë që duket se është plot me muskuj ka shkaktuar panik në qytetin e Queensland.

Kafsha ka sulmuar tre persona dhe ka shkatërruar shumë kopshte të bukura.

Margherita Caruana, një banore tha se kanguri i shkatërroi kopshtin, për të cilin u kujdes plot 30 vite. Ajo shtoi se i ka prishur trëndafilat, pemën e limonit dhe plot gjëra të tjera që kishte mbjellë, raporton DailyMail.

Njerëzit u frikësuan që pas sulmit që bëri ndaj tre personave. Një grua e moshuar ishte viktima e tretë e kangurit, i cili e plagosi në shpatulla, në qafë dhe këmbë.

Kyran Sprott tha se ajo mendonte që dikush po vdiste kur dëgjoi ulërimat e gruas dhe vrapoi për ta ndihmuar./a.m/noa.al/