Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Peqin, pistat ku dyshon policia
Transmetuar më 14-12-2019, 09:54

Së paku dhjetë persona janë shoqëruar në polici, të dyshuar për atentatin e mbrëmjes së kësaj të premteje në Peqin, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Andi Zylyfi si dhe u plagos shoku i tij Ardit Uruçi, 21 vjeç.

Dy pistat e hetimit të policisë, janë ajo e larjes së hesapeve mes grupeve rivale, të cilat dyshohet se e kanë origjinën në Itali aty ku Zylyfi ishte emigrant.

Ndërkohë një pistë tjetër që dyshohet, është ajo e detyrës së babait të viktimës, i cili është gardian në burgun e Peqinit.

Viktima Andi Zylyfi ka lidhje familjare me Endrit Alibej dhe Arben Dylgjerin, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri në një atentat më 29 dhjetor 2018, në Bradashesh të Elbasanit bashkë me shtetasin turk Erdal Duranay.

Nga hetimet besohet se atentatorët kanë qenë më shumë se dy pasi në një kohë shumë të shkurtër janë shkrehur dy karikikatorë kallashnikovi.

Makina e tyre ka qenë në ecje paralel me makinën me të cilën udhëtonte viktima Zylyfi dhe shoku i tij Albert Uruçi, çka shton dyshimet se dy të rinjtë ishin ndjekur prej orësh. /a.y/noa.al “Blindohet” Elbasani pas atentatit ndaj të rinjve, në vendngjarje edhe drejtori i Policisë, Ardi Veliu Atentati me një të vrarë, foto e viktimës dhe të plagosurit

Atentati që tronditi Peqinin, 23-vjeçari lidhje familjare me dy viktimat e një ngjarje tjetër të rëndë

Loading...
Loading...