Transmetuar më 14-12-2019, 19:09
U konsiderua si tragjedi shekspiriane, por e vërteta deri tani nuk është zbuluar ende. Një lajm i kobshëm u raportua një ditë më parë në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku u gjetën të helmuar në dhomën e tyre një çift që vetëm pesë ditë më parë ishin martuar.
Rezarta Hajdari mbylli sytë në spital, ndërsa në gjendje të rëndë është bashkëshorti i të ndierës, Olsian Hajdari.
Edhe miqtë e tyre kanë dyshime të forta mbi atë çfarë ka ndodhur.
Me dhimbje ata kanë shkruar në rrjetet sociale për këtë ngjarje. Ajo që vihet re është revolta e tyre duke u shprehur të bindur se nuk kemi të bëjmë me vetëhelmim.
“Kush e bëri këtë gjë, shkatërroi dy gonxhe”, shkruan dikush. /k.k/noa.al/