Transmetuar më 15-12-2019, 09:13

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur. Por nuk ka rezultuar kështu për këtë grua.

Leanne Chapman pasi u kthye në shtëpi me partnerin e saj zbuloi një piton gjigant në pemën e saj të vendosur në verandë.

Gruaja u frikësua fillimisht kur pa gjarprin 3 metra që po qëndronte në degët e pemës. Chapman tha se partneri i saj po qëndronte i mbështetur në pemë duke parë zogjtë, pa vënë re zvarranikun.

Kur ktheu kokën prapa kuptoi se nuk po mbështetej në pemën e Krishtlindjes por tek gjarpri. Çifti e la pitonin vetëm në pemë dhe gjatë natës zvarraniku u largua vetë.

“Nuk e shqetësuam. Qëndroi aty për disa orë të mira, ndërsa ne po e shikonim përmes dritares,”- tha ajo. Vetëm kur u largua nga pema çifti kuptoi sesa i madh ishte në fakt gjarpri.