Transmetuar më 15-12-2019, 10:25

Një tjetër person ka ndërruar jetë në spital pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë të Zelandës së Re.

Policia konfirmoi se viktima e paidentifikuar vdiq në Australi pasi u dërgua për trajtim. Rreth 20 persona janë në kujdes intensiv për shkak të djegieve të rënda.

Deri tani, numri i viktimave ka arritur në 16.

Ekipet u kthyen sot në ishull në përpjekje për të gjetur dy trupa të tjerë të mbetur.

Tetë oficerë policie të kërkimi-shpëtimit qëndruan për 75 minuta në një zonë në të cilën besohej të ishte njëri prej trupave, por nuk gjetën asgjë.

Para disa ditësh, vullkani me emrin Whakaari, shpërtheu duke përfshirë dhjetëra turistë të cilët ndodheshin në ishull./a.m/noa.al/