Transmetuar më 15-12-2019, 12:18

Një i ri nga Korça është arrestuar në Tiranë pasi tentoi të transportonte drejt Shkodrës 5 shtetas marokenë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Burime policore bëjnë me dije se 23-vjeçari me iniciale S. Ç., banues në Korçë, në rrugën “Sotir Kolea”, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së”.

I riu u vu në pranga me akuzën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/