Transmetuar më 15-12-2019, 13:01

Një detaj i ri thotë se  Jeffrey Epstein përdori si karrem Princin Andrew për të marrë një 15-vjeçare në ishullin e tij në Karaibe.

Gjatë rrugës për të vizituar "Little St James", një përfaqësues i Jeffrey i ofroi mundësinë për tu takuar me Princin.

Vajza, e identifikuar si Jane Doe deklaron se është abuzuar seksualisht nga Jeffrey Epstein në New Mexico në vitin 2004  para se të shkonte në Karaibe.

Skuadra e miliarderit që u vetëvra në burg, filloi të manipulonte 15-vjeçaren që kur ishte në një udhëtim me shkollën në New York.

Ajo u dërgua në shtëpinë e Epstein në Manhattan nga një prej asistentëve të tij, ku iu dha një iPod dhe u fotografua, thonë dokumentet në gjykatë. Dy javë pas takimit, Jane thotë se u bë pjesë e një sulmi të dhunshëm seksual.

Jane është një prej vajzave që akuzoi Jeffrey Epstein, i cili u burgos dhe vrau veten teksa po vijonin hetimet. Ndërkohë, është bërë lidhja e tij me Princin Andrew.

Ky i fundit është përballur me akuza përdhunimi nga Virginia Roberts, e cila tha se u takua me të prej Jeffrey./a.m/noa.al/