La kalimtarin në gjendje të rëndë dhe ia mbathi, shoferi nuk i shpëton dot policisë
Transmetuar më 15-12-2019, 13:10
Foto ilustruese

Një 43-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si A.A., është arrestuar nga policia pasi aksidentoi një kalimtar dhe u largua nga vendngjarja.

I lënduari, i identifikuar si D.B., 33 vjeç është dërguar në spital ku po lufton me jetën.

Pas disa orë punësh intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ku shoferi i makinës tip "Volkswagen" përplasi 33-vjeçarin.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volksëagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të  rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i mjetit akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...