Transmetuar më 15-12-2019, 15:27

Pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, Edi Martini ka marrë drejtimin e klubit të Teutës.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, ku shkruhet:

"KF Teuta me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e trajnerit. Tekniku 44 vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratë profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër".

Kjo nuk është një eksperiencë e re për Edi Martinin.

Edhe në sezonin e vitit 2010-2011, ai ka qenë trajner i ekipit të Teutës./a.m/noa.al/