Transmetuar më 15-12-2019, 17:24

Kryeministri Edi Rama, edhe pse ka qenë gjithmonë pranë banorëve të prekur nga tërmeti, por modeli i tij qeverisës dhe mënyra sesi u gjet i papërgatitur para kësaj situate, është kritikuar rëndë nga analisti Ilir Demalia.

Ai e ka cilësuar Ramën, si kryeplaku i Rilindjes ose plaku i Vitit të ri.

Ajo që bën Rama, tha Demaliaj, është një shfaqje, ndërsa shtoi se njerëzit që ka në qeveri janë të paaftë.

“Del ai kryeplaku i Rilindjes që është bërë si plaku i vitit të ri tani dhe shkon mort më mort. Kjo është puna e kryeministrit?!”, u shpreh Demilaj për RTV Ora.

“Do të justifikojë veten se ky është i dhimbshëm, ky është shumë i dashur, ky jeton me njerëzit çdo minutë. Ky është bërë si fallxhore rrugësh. Është e turpshme që ky të jetë kryeministër i Shqipërisë për të gjitha drejtimet. Është e turpshme, që nga ana etike, që nga ana e ndërtimit të qeverisë së vet. Njerëzit që ka në qeveri janë njerëz të paaftë, njerëz totalisht pa asnjë lloj integriteti dhe del e thotë se ministrat kanë fjetur në makinë. Po kujt po i bëhet vonë se kanë fjetur ministrat e tij në makinë dhe ky i dha urdhër të shkojnë të flenë”, tha ai.

Analisti më tej u shpreh se , a”e kuptoni me çfarë merret një kryeministër?! Ky në radhë të parë duhet të largohet sepse nuk ka stabilitet psikik. Ky mund të largohet nëse PS do të kishte pak moral dhe ndërgjegje dhe do ta kërkonin largimin e tij nga brenda. Ata shfrytëzojnë këtë gjendje sepse kjo parti, ashtu si PD janë rrethuar rreth kryetarit njerëzit më të paaftë dhe njerëzit që nuk kanë dinjitet dhe vetëm i shërbejnë si shërbëtorë kryetarit për ta shfrytëzuar për tu pasuruar vetë. Ky është cikli i gjithë politikës shqiptare”, theksoi ai.

Por i pyetur se a ka PS figura që mund ta kërkojnë largimin e kryeministrit?

Ilir Demalia tha se “Duhet ta kishin kërkuar, është shumë  vonë. Tashmë nuk duhet kërkuar, por duhet nxjerra me shqelma jashtë nga zyra e kryeministrit dhe e kryetarit të PS.

Analisti Demalia duket se shqetësimin nuk e kishte te mbledhja e fondeve, pas tërmetit, sepse tha se “Edhe  mbledhja e fondeve edhe mbledhja e bamirësive nuk e tregojnë si shpenzohen. Këto janë raste abuzimesh jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën kanë ndodhur”. Pakënaqësia e tij lidhet me mënyrën e drejtimit të vendit, teksa ai beson se mungojnë njerëzit e duhur, të cilët nuk jepnin shpresë as në kohë paqeje, për zhvillimin e vendit, dhe kurrsesi nuk mund të japin shpresë pas kësaj fatkeqësie të madhe natyrore. /NOA.al