Transmetuar më 15-12-2019, 18:12

Dhuna në familje nuk ndalet.

Edhe pse e kishte dhunuar disa herë bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit kishte marre urdhër mbrojtjeje, ai nuk ka hequr dorë nga dhuna.

Ngjarja që tronditi opinionin, teksa i riu e plagosi ish-bashkëshorten me ujë të valuar pasi kjo e fundit kërkoi urdhër mbrojtjeje, ai nuk u ndal me kaq, por shkoi ta dhunonte edhe në spital.

Besim Balla i cili është arrestuar dhe momentalisht ndodhet në burgun e Peqinit pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, nuk ka hequr dorë nga kërcënimet, edhe pse ndodhet prej disa muajsh pas hekurave.

Mësohet se 34-vjeçari ka kërcënuar ish-bashkëjetuesen e tij, D.S nëpërmjet telefonit të burgut, që ajo të tërheqë denoncimin.

Tashmë për 34-vjeçarin do të rëndojë edhe akuza e kërcënimit, përveç asaj të dhunës në familje.

I riu ka shfaqur është i njohur si një njeri me problem në komunitetet dhe madje ai është dënuar disa herë, por kjo nuk e ka penguar që të vijojë kërcënimet dhe shantazhet edhe nga burgu./NOA.al