Transmetuar më 15-12-2019, 19:00

Paketa anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend dhe sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave kanë qenë në qendër të fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Akademinë Politike të FRPD-së.

Edhe kreu demokrat Lulzim Basha dënoi nismën e kryeministrit për të censuruar mediat, përmes paketës anti-shpifje, por Berisha ishte më i ashpër.

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot në forumin e Akademisë së FRPD-së, u shpreh se Edi Rama është armiku më i egër i njeriut. AI bëri thirrje për rrëzimin e tij një herë e më parë nga pushteti.

“Po të më pyesni mua cili është armiku më i egër i njeriut, armiku më i egër i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ai është i aftë të  kryejë çdo krim. Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama”. Ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo! Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Hafzi Nela”.

“Pra varte në litër fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet, mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa është edhe tërmeti për ta përmbysur sa më parë”.

Berisha kishte një thirrje për të gjithë të rinjtë demokratë.

“Kam një thirrje për ju, të ngrihemi fuqishëm se tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore.  Edi Rame është një fatkeqësi kombëtare, sociale, politika, natyrore  e të gjitha llojeve”, theksoi më tej Berisha.