Transmetuar më 15-12-2019, 19:22

Autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, u prangos sot nga policia.

Policia e Pogradecit njoftoi se në pranga ra shtetasi R.Q, 25-vjeç, banues në Laprakë.

I arrestuari aksidentoi në Pogradec shtetasin B.Xh, 68 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë, dhe ndërroi jetë pas mbërritjes në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak datë 15.12.2019, i cili bën fjalë për një aksident rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Vol­ksëagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".