Transmetuar më 15-12-2019, 19:43

Pas një sherri mes disa të rinjve, që degjeneroi edhe në përdorimin e armëve të ftohta, një 20-vjeçar është plagosur në Elbasan.

Policia e Elbasanit tha se plagoja e të riut ka ndodhur për motive të dobëta .

Ai fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit që qëlloi me thikë adoleshentin.

Njoftimi i policisë:

Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë thikë shtetasi A.D., 20 vjeç,  banues në Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes,   identifikimin dhe kapjen  e autorit./NOA.al