Transmetuar më 15-12-2019, 20:06

Shumë nga këngëtaret e vendit tonë, besohet se karrierën e zhvillojë përmes favoreve të ndryshme. Qoftë edhe atyre seksuale.

Dyshimet përforcohen edhe më shumë, sidomos për ato këngëtare që janë ngritur menjëhgerë pa ndonjë karrierë apo vlerë në muzikë.

Një këngëtar i njohur tha sot se edhe atij i kishte ndodhur një gjë e tillë.

Ditën e sotme i ftuar në E Diell, këngëtari Devis Xherahu, i cili është pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari nëse ka pasur oferta tunduese në Greqi për t’u rritur në karrierë ai është shprehur:

“Ju jeni artistë vetë dhe pavarësisht se jeni në fillimet e karrierës edhe ju jeni fshikulluar nga pak nga këto lloj ofertash. Kur je person publik është pjesë e lojës”, tha ai.

“Veçoj një rast, jo se më ka ngelur pishman por nuk është karakteri im i tillë. Unë në jetën time kam zgjedhur rrugën e gjatë”, shtoi më tej këngëtari.

“Ka qenë një zonjë shumë simpatike rreth 55-60 vjeçe, unë kam qenë 30 vjeç por nuk dukej aq”.

“Në një nga buzuqet ku unë performoja ajo vinte shpesh dhe u bëmë miq”.

“Me sa mora vesh ajo kishte shumë potencë në një nga shpitë diskografike të Athinës dhe kuptohet mesazhet merren”.

Por çfarë vendimi mori Devis Xherahu, përballë ofertës së gruas së pasur, por disa vite më të madhe se ai?

“Le ta quajmë që më iku zogu nga duart dhe sot jam këtu me ju”, i tha moderatores Denis Xherahu./NOA.al