Transmetuar më 16-12-2019, 10:23

Për shkak të dëmtimeve të shumta të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka nisur ditën e sotme shembja e shtatë pallateve në Laç.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën mëngjesin e sotëm, për të shembull pallatet të cilët janë shpallur të pabanueshëm.

Shembja e tyre vjen pas vendimit të marrë në mënyrë që pallatet të mos rrezikojnë jetën e banorëve.

Në zonën në fjalë është vendosur një perimetër sigurie, ndërkohë që në terren ndodhen forca të shumta të policisë.

Ishte kreu i qeverisë Edi Rama, ai që kërkoi shembjen e godinave të dëmtuara, teksa në Laç është vendosur që të ngrihet një lagje e re. /a.y/noa.al