Transmetuar më 16-12-2019, 12:11

Një ndërhyrje kirurgjikale e jashtëzakonshme e zhvilluar të premten që lamë pas në spitalin e Torrette, të Ancona në Itali.

Ndërhyrja e kryer më 13 dhjetor ishte e pazakontë për shkak se pacientja e prekur nga një tumor në tru, u operua teksa ishte zgjuar.

Një ndërhyrje e kryer me sukses, nën drejtimin e neurokirurgut Roberto Trignani, drejtorit të repartit Stefano Vecchioni, neuroanestezisti Pietro Martorano, okulisti Michele Nicolai, psikologia Silvia Bonifazi, teknikë dhe infermierë.

Pacientja e moshës 50-vjeçare nga provinca e Ancona, u operua për ti hequr një tumor në tru, në pjesën që kontrollonte shikimin.

Për të monitoruar në kohë reale realizimin e ndërhyrjes, pacientja pa gjatë gjithë punës së mjekëve një film, në mëntyrë që ti kontrollohej shikimi. Fatmirësisht ndërhyrja rezultoi e suksesshme dhe pacientes iu përmirësua shikimi. /a.y/noa.al