Një grua pas një diete strikte ka humbur me dhjetëra kilogramë, për një vit e gjysmë.
Ndryshimi i saj duket i pabesueshëm. Ajo më në fund, pas rënies në peshë, është dashuruar dhe është fejuar.
Elizabeth Watkins, 38 vjeçe, nga Buckinghamshire, nuk u njoh as nga e ëma pas ndryshimit dhe rënies drastike në peshë.
Ajo tregoi dietën dhe se gjatë kësaj kohe kishte bërë edhe ecje të gjata në rrugë.
Dieta e Elizabeth më parë
Mëngjesi: Asgjë
Dreka: Dy sanduiçe, një qese e madhe thërrimesh dhe një bar çokollate
Pasdite: Tortë dhe biskota e një filxhan çaj me tre lugë sheqer.
Darka: Ushqim të gatshëm ose i përgatitur, vakt normal.
Ushqime shtesë: Ëmbëlsira, çokollata ose akullore.
Dieta e Elizabeth tani
Mëngjesi: Kafe pa sheqer, kos Activia, një kumbull, një klementinë dhe një grusht rrush.
Pas mëngjesit: Një tas me qull me shurup të artë M&S me qumësht gjysmë të skremuar, një pjesë të vogël boronice dhe një filxhan çaj me ëmbëlsues.
Dreka: Sallatë e përzier me salcë limoni, një pako kuaver, një dardhë dhe një koks diete.
Darka: Diçka me pak vaj në një tas të vogël
Ushqime shtesë: Një tas çaji me ëmbëlsues me një biskotë të lehtë tretëse, mollë, dhe ndonjë ushqim shtesë ose pjesë çokollate Haribo ose Lindt.