Bëni kujdes nëse mendoni të ofendoni dikë, opsioni i ri i Instagram nuk ua e lejon
Transmetuar më 18-12-2019, 14:06

Në Instagram, duhet të mendoheni dy herë para se të shkruani një përshkrim në fotot që do të publikoni.

Pse? Opsioni i ri që Instagram-i do të lançojë së shpejti lidhet me përshkrimin që ju i bëni fotove dhe videove që publikoni. Ky opsion i ri është bërë më qëllimin për të reduktuar bullizimin online.

Pra, nëse ju në përshkrimin e fotos apo videos që publikoni, ofendoni dikë,  opsioni i ri “Al”, do t’ju njoftojë që postimi duhet fshirë, ose mund ta editoni.

Çdo shkrim i juaji do të gjurmohet nga “Al”, prandaj kujdes se çfarë shkruani bashkangjitur fotove ose videove që do të publikoni në Instagram. Ky opsion i ri do të jetë funksional në vitin 2020.

Loading...
Loading...