Transmetuar më 22-12-2019, 20:06

Ky fundvit rezultoi tepër i suksesshëm për Lazion. Klubi kryeqytetas mundi Juventusin sot me rezultatin 3-1 dhe fitoi Superkupën e Italisë duke marrë në shtëpi.

Hera e fundit që e mori këtë fitore ishte në vitin 2017 dhe është hera e pestë që rrëmbejnë trofeun më të rëndësishëm në vend.

Në ndeshjen finale, golin e parë e realizoi Luis Alberto në minutën e 16 duke i hapur dritaren e parë për fitore.

Në fund të pjesës së parë, pati një barazim nga Paulo Dybala që riktheu shpresat e Juventusit.

Por pjesën e dytë, Lazio u rikthye fuqishëm ku golat e Lulic dhe Cataldit shënuan fitoren e skuadrës./a.m/noa.al/