Arilena Ara merr triumfin me ‘Shaj’, do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision
Transmetuar më 23-12-2019, 00:06

Shqipëria do të shkojë në Eurovision me një baladë të ndjerë. Këngëtarja Arilena Ara u zgjodh fituesja e këtij viti në festivalin e RTSH-së me projektin muzikor ‘Shaj’.

‘Këtë herë shkruajtëm një këngë me Lindon Berishën për veten time. Jam e emocionuar sepse kam mamin tim në sallë për herë të parë. Kam familjen time time. Dua të falenderoj gjithashtu njeriun tim për gjithashtu dhe jam krenare që jam fëmija jot. Kjo është për ju. Përulem para jush’, ishin fjalët e Arilena Arës pasi mori triumfin.

Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata me këngën ‘Me tana’, ndërsa vendin e tretë e mori Sara Bajraktari me këngën ‘Ajër’.

Tekstin e këngës ‘Shaj’ e punoi Lindon Berisha, ndërsa për muzikën u kujdesën Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovski.

Në këtë projekt flitet për një ndjesi personale, ku dëshiron të nxjerrë shaj e mallkojë për barrën e fortë që ndjen dhe nuk e nxjerr dot.

‘Shaj’ është kënga e dytë më e klikuar e këtij festivali që ka arritur më shumë se 600 mijë klikime në Youtube.

Mori vëmendje që në ditën e parë për shkak të zërit të fuqishëm dhe emocionit që transmeton tek publiku.

Fituesja u zgjodh nga juria dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020 që do të mbahet në muajin maj në Roterdam të Holandës./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...