Basha mesazh shqiptarëve për Krishtlindje, urim të veçantë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit
Transmetuar më 24-12-2019, 20:21

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uroi përmes një  mesazhi që vëru publik në rrjetin social Facebook gjithë besimtarët e krishterë.

Me këtë rast Basha tha se "edhe një lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit".

"Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë", u shpreh në urimin e tij kreu demokrat.

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës:

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!

Një lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.

Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë.

Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari.

Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë!/NOA.al