E rëndë në Francë! Mbyten në lumë dy fëmijë shqiptarë, vëlla e motër
Transmetuar më 25-12-2019, 12:47

Dy fëmijë shqiptarë nga Kosova, kanë gjetur vdekjen gjatë kësaj të marte, pasi kanë rënë në lumë në komunën Montbrison, në Francë.

Viktimat janë me moshë 2 dhe 5 vjeç, vëlla e motër, të cilët ishin duke lozur buzë lumit në momentin kur njëri vogëlush ka rënë në lumë.

Më pas motra e madhe, është afruar që ta ndihmonte, por është rrëmbyer edhe ajo nga rrjedha e lumit.

Bashkë me fëmijët pak më tutje ka qenë edhe nëna e tyre, e cila ka tentuar që t’u vijë në ndihmë, por nuk ka arritur që ti shpëtojë.

Reshjet e ditëve të fundit kanë fryrë së tepërmi lumin Le Moingt ku dhe ndodhi ngjarja. Gruaja 35-vjeçare kishte ngrënë me fëmijët në një restorant aty pranë dhe më tej i kishte nxjerrë të vegjlit për të lozur buzë lumit.

Për shkak të traumës së pësuar, nëna e dy fëmijëve, është dërguar në spital. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...