Transmetuar më 26-12-2019, 23:24

Jose Mourinho në mënyrë të çuditshme e filloi një intervistë “live” me një lajm të trishtueshëm, të paktën për atë. Ai zbuloi se qeni i tij kishte ngordhur për Krishtlindje.

Jose Mourinho ka zbuluar se humbi qenin e tij të familjes gjatë periudhës së Krishtlindjes, madje e ka përjetuar keq atë.

Një Mourinho me pamje emocionale u përgjigj: ‘Për të qenë i sinqertë, ishte shumë e trishtuar sepse qeni im vdiq dhe qeni im është familja ime. Por ne duhet të vazhdojmë më tej. ‘

Trajneri i ri i Totenhem, e bëri zbulimin gjatë një interviste të drejtpërdrejtë televizive, çka solli habi për shumë ndjekës të programit. Kjo sepse trajneri u emocionua dhe me zor përmbajti lotët.

Ai po fliste përpara ndeshjes së Tottenham kundër Brighton.

Kujtojmë se në 2007 kur Mourinho u ndalua dhe u paralajmërua nga policia, pas një konflikti me zyrtarët e shëndetit të kafshëve në Angli, mbi trajtimin e një qeni.

Duket se trajneri portugez e paska pikë të dobët kafshën shtëpiake./NOA.al