Transmetuar më 28-12-2019, 17:24

Pjesën e dytë të këtij sezoni, Tirana do ta vazhdojë nën drejtimin e një trajneri të ri.

Ai në fakt ishte pjesë e ekipit "Tirana" , në rolin e trajnerit të portierëve, por suksesi i arritur në periudhën provizore të tre javëve të fundit, ka detyruar presidentin Refik Halili të ndryshojë strategji.

Pas largimit të Julian Ahmataj, Halili ishte në kërkim të një trajneri, por fitoret e Tiranës sidoemos ajo në derbi ndaj Partizanit dhe më tej, ndaj Vllaznisë në Shkodër, detyruan presidentin bardheblu t’i japë besim ish-portierit, për të drejtuar 24-herë kampionët e vendit.

Ai do ta drejtojë Tiranën, të paktën deri në fund të kërij sezoni.

"Emanuel Egbo do të vijojë në krye të Tiranës. Trajneri bardheblu gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin", thuhet në njoftimin zyrtar të Tiranës.

"Egbo prej gjashtë vitesh është pjesë e stafit teknik të Tiranës, ndërkohë që ka eksperiencën e duhur dhe kualifikimet përkatese për të drejtuar skuadrën"./NOA.al