Transmetuar më 30-12-2019, 23:09

Dejan Kulusevski dukej pranë Inter, por duket Juventus është shumë pranë firmës me suedezin e talentuar që luan në formë huazimi te Parma.

Kulusevski është në pronësi të Atalantës.  Interi që me kerkesë të trajnerit Antonio Conte donte ta transferonte Kulusevskin në San Siro gjatë verës së ardhshme.

Jo vetëm në Serie A, pasi dueli mes bardhezinjëve dhe zikaltërve është bërë edhe më i fortë në merkaton e janarit.

Gjasat janë që Kulusevski të transferohet në Torino në merkaton e verës, por në rast se kampionët e Italisë do ta kenë të nevojshme 19-vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Sarri, që në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një operacion merkatoje të mbyllur për 35 milionë euro plus bonuset që do ta kalojnë shifrën e 40 milionë eurove.

Futbollisti suedez do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme. /NOA.al