Shkoi të vizitonte nënën e sëmurë në Serbi, kosovari dënohet me burg për krime lufte
Transmetuar më 04-01-2020, 14:56

Nezir Mehmetaj është dënuar me 48 orë burg nga Gjykata në Beograd pasi akuzohet për krime lufte.

Ai kishte 25 vite që jetonte në Zvicër, por shkoi në Kosovë për të vizituar nënën e tij të sëmurë.

Neziri vendosi që ta çonte në Serbi për ti bërë analizat, por kur po kthehej në kufi, u ndalua nga doganierët.

Ata i thanë se ishte pjesë e listës "Stop" dhe e shoqëruan në polici, raportojnë mediat kosovare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e dënoi arrestimin e tij dhe u zotua se Nezir Mehmetaj do të lirohej./noa.al/

Loading...
Loading...