Tragjike në Gjilan! Nëna vdes sapo mbërrin në spital, mjekët i shpëtojnë foshnjën
Transmetuar më 05-01-2020, 23:25

Në orët e para të mbrëmjes së sotme një 27-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit.

Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj.

Foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës raportohet të jetë e stabilizuar pas lindjes.

E ndjera po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjën, e gjinisë mashkull, por situata u komplikua në orët e para të pasdites së sotme.

Mësohet se 27-vjeçarja kishte pasur marramendje dhe  me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit.

Rrugës për në spital, gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua edhe më shumë.

Për ngjarjen, detaje për Gazetën Express, ka dhënë drejtori i spitalin Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna ka vdekur, por foshnjën doktorët kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.

“Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klnikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”, ka deklaruar Hajrullahu.

Drejtori i spitalit tha se nuk dihet shkaku i vdekjes së 27-vjeçares. Familja e së ndjerës nuk kanë pranuar që t’i bëhet obduksioni.

Sipas Hajrullahut, “familjarët nuk pranuan që t’ia bëjnë obduksionin dhe nuk po mund të dihet shkaktari i vdekjes së saj. Ajo tek ne ka ardhur pa shenja jete. Fëmija është në gjendje stabile”.  spitalit rajonal të Gjilanit.

/NOA.al/

Loading...
Loading...