Transmetuar më 08-01-2020, 08:48

Një atentat me breshëri automatiku kallashnikov, është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Athinë.

Siç njofton policia greke, atentati është kryer ndaj ish-sulmuesit të Juventus, Darko Kovaçeviç.

Ngjarja u shënua rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djjeshme, në zonën e Glyfada, teksa Kovaceviç po kthehej për në shtëpi.

Ish-futbollisti i Juventus mbeti i plagosur nga të shtënat dhe u dërgua në spital, por me lëndime të lehta.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për të hedhur dritë rreth tyre. /a.y/noa.al