Transmetuar më 09-01-2020, 18:49

Irani goditi gabimisht avioni ukrainas me 176 persona në bord që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit, raportojnë media amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë që Boeing 737-800 u godit nga një raketë, shkruan CBS.

Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketash rrëzoi aeroplanin dhe mori jetën e të gjithë personave në bord, por Irani e përjashtoi këtë mundësi.

Rrëzimi erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

CBS News duke cituar inteligjencën amerikane tha se një satelit zbuloi "goditje" infra të kuqe të dy lëshimeve të raketave, të ndjekura nga një tjetër goditje e një shpërthimi./noa.al/