Transmetuar më 14-01-2020, 08:58

Loredana dhe Mozzik kanë qenë ndër çiftet më të komentuar në faqet rozë dhe jo vetëm. Reperja ka zbuluar publikisht çfarë mendon për këngën "Dhelpër Dinake" dhe faktin që u komentua se është dedikim për të.

“E dija që pak e ka pas edhe për mu por më ka pëlqy kënga.Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë”, tha reperja në emisionin ‘NIN’.

Pra ndryshe nga Mozzik, Loredana thotë se e dinte që teksti i dedikohej asaj por kishte diçka që nuk i pëlqente.

Dhe ishin pikërisht femrat e zhveshura në klipin muzikor.

“Nuk më ka pëlqyer që i ka pashë 10 femra zhveshur. E mendoj pak më ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik  nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozzi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm”, deklaroi Loredana./a.m/noa.al/