Transmetuar më 14-01-2020, 09:01

Një ngjarje tragjike vjen nga Sidnei në Australi, ku dëshira për të bërë një selfie pranë një shkëmbi i kushtoi jetën një modeleje të re.

Madalyn Davis, një modele e njohur britanike si dhe fashion blogger, gjeti vdekjen në moshën 21-vjeçare gjatë kësaj të diele.

Ajo ndodhej në Australi bashkë me disa miq dhe po prisnin perëndimin e diellit pranë një vendi shkëmbor në Diamond Bay,

por u anua shumë mbi shkëmb nga dëshira për të bërë një fotografi selfie për postim, duke rënë nga një lartësi prej 30 metrash, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në të njëjtin vend pak muaj më parë, ku lajmërimet e turistëve për të mos u afruar, nuk shërbyen për asgjë. /a.y/noa.al