Transmetuar më 14-01-2020, 14:38

Modelja 21-vjeçare po tentonte që të përmirësonte faqen e saj në Instagram dhe humbi jetën duke bërë selfie pranë një shkëmbi.

Madalyn Davis u rrëzua dhe gjeti vdekjen në vendngjarje, gjë që solli reagimin e komentuesve në faqen e saj.

Ajo ishte bashkë me disa miq dhe po prisnin perëndimin e diellit pranë një vendi shkëmbor në Diamond Bay, Australi.

Nëna e Madalyn, Rebecca Smith deklaroi se familja, përfshirë vëllain dhe motrën e modeles janë lënduar nga komentet në rrjete sociale.

"Herën e parë kur mori komente negative, Maddy tha: ‘Mami, kjo është një gjë e mirë, sa më shumë njerëz komentojnë, aq më i mirë është profili im’, kështu që vishni çizmet, ju njerëz të këqij; ju jeni ata që duhet të flini natën me veten.

Vajza ime nuk ishte e vetë-fiksuar ajo ishte një person i mrekullueshëm i bukur që bëri një gabim. Madalyn ishte e dashur, ajo kishte integritet dhe dinjitet.

Nëse duhet të besoni ndryshe në mënyrë që të ndiheni më mirë për veten tuaj, atëherë kjo është dhimbja juaj", shkruajti Rebecca në Instagram.