Instagrami do të ndryshojë përgjithmonë, kjo është risia e fundit që po “i çmend” të gjithë
Transmetuar më 15-01-2020, 09:37

Mesazhet në Instagram kanë tashmë një shtëpi të re, i cili është desktopi.

Rrjeti më i madh social ka konfirmuar të martën se një grup i vogël përdoruesish po teston shërbimin e mesazheve në versionin web.

Thuhet se do të jetë i njëjtë si në celular, ku përdoruesit mund të krijojnë grupe të reja ose të fillojnë chat me dikë nga mesazhet ose faqja e profilit, madje edhe të shpërndajë fotografi apo video.

Për momentin, vetëm një grup i vogël po e përdor por Instagram ka deklaruar se detaje të shumta do të dalin së shpejti për të gjithë përdoruesit.

Instagram solli mesazhet në vitin 2013 dhe është bërë tepër i famshëm që njerëzit të komunikojnë më thjeshtë.

Versioni më desktop duket se do ti pëlqejë shumë përdoruesve se kanë nisur komentet se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë. /a.m/noa.al

Loading...
Loading...