Transmetuar më 15-01-2020, 11:43

Një vajzë 6-vjeçare, gati u verbërua ndërsa po bënte pazar me gjyshen e saj në Sidnej.

Cecilia Chen u rrëzua dhe çau fytyrën në një raft rrobash në qendrën tregtare. E reja, e cila festoi ditëlindjen vetëm tre ditë më parë, dëshironte të blinte një bluzë rozë dhe gjyshja po e ndihmonte të kërkonte një të tillë.

Ndërsa gjyshja po shihte për bluze, vajza 6-vjeçare vuri re një ngjyrë rozë dhe kërceu që ta kapte. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua duke u përplasur në një pjesë metalike.

Qepalla e sipërme e Cecilias u pre dhe filloi të qante me të madhe.

Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve, ndërkohë që nëna Jill Huang nxitoi për tu larguar nga puna e për të qenë pranë saj. /a.m/noa.al