Transmetuar më 15-01-2020, 11:58

Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton drejtuesin e përkohshëm, të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme me dhjetë vota pro.

Gjon Fusha u cakua si drejtuesi i Apelit Gjirokastër, për një periudhë prej tre muajsh.

Fusha merr drejtimin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, pasi KPK shkarkoi nga detyra, drejtuesin e mëparshëm Alfred Agolli.

Kjo pasi Agolli nuk arriti që të kalojë verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut. /a.y/noa.al