Transmetuar më 15-01-2020, 13:49

1- Shtëpia është vendi më i mirë për të qëndruar  

Gruaja e njeh shumë mirë, gatuan për të dhe kujdeset për fëmijët. Ky tip mashkulli ndihet rehat në shtëpinë e tij, por është në një lidhje tjetër se dëshiron diçka të re, jo një arsye për të ndryshuar jetën. Shtëpia për një mashkull është si kështjellë dhe nuk e pyet veten nëse duhet të largohet. Kjo mund të ndodhë se atij i duket e vështirë që të menaxhojë familjen pa gruan e tij. Ndoshta kjo nuk ka të bëjë me pasionin apo dashurinë në martesë, por aty ka miqësi dhe respekt, prandaj i pëlqen të qëndrojë në zonën e rehatit.

2-Ka nevojë për një pushim

Shumë prej këtyre meshkujve kanë marrëdhënie të mira me gratë e tyre. Ata janë pjesë e një familje të mirë dhe të dy partnerët kanë detyra, por tradhtarët në këtë çështje nuk kërkojnë anulimin e martesës, por një "pushim" të shkurtër prej saj.

3-Mendon se kështu do të gjejë kuptimin e jetës, por nuk mundet

Ka një histori të përsëritur. Flasim për burrin që mashtron gruan e tij. Gruaja vë në dyshim ndjenjat e saj dhe pas një kohe fillon të pyesë veten pse ka ndodhur. Ai nuk dëshiron të lë familjen e tij. Përgjigja e kësaj është e thjeshtë. Ai nuk e bëri atë sepse kishte një grua të tmerrshme. Ai e bëri atë sepse nuk ishte i kënaqur me veten e tij.

Disa njerëz mendojnë se nëse tradhtojnë, diçka do të ndryshojë dhe ata do të jenë më të lumtur, por nuk është kështu. Ata i duan gratë e tyre, por mashtrojnë kur hasin probleme.

4-Në fakt, e do gruan e tij

Ai është një xhentil dhe familjar që nuk e lë kurrë gruan e tij. Shumë prej nesh mund të dyshojnë përse e bëri tradhtinë, për të cilën përgjigjen vetëm meshkujt.

Ai ka patur një martesë të lumtur për 20 vite dhe ka fëmijë. Ai vërtetë e do shumë gruan, por e ka tradhtuar për më shumë se 15 vite sepse i jepte kënaqësi. Megjithatë, ndihet fajtor për veprime të tilla.

5-Nuk ka guxim të martohet me një grua tjetër

Ai mund të ketë jetuar me gruan e tij për 10 vite dhe mund të ketë qenë bashkëshorti e babai ideal, por rastësisht ka njohur "shpirtin binjak". Psikoterapisti Douglas La Bier përcakton këtë marrëdhënie "trup-mendje". Kjo ndjesi e re mund të jetë shumë e fuqishme dhe mund të fillojë nga koka tek këmbët, sipas tij. Ndonjëherë në këto raste, disa burra preferojnë të divorcohen dhe rimartohen, por të tjerët akoma ndihen të mbingarkuar nga bashkëshortja aktuale.

6-Ai ndihet se shumë gjëra e lidhin në shtëpi, si fëmijët apo hipoteka

Mund të mos ketë më dashuri mes bashkëshortëve, por përgjegjësitë akoma ekzistojnë dhe mund të jetë një arsye shumë e fortë për të qëndruar të martuar.

7-Ai nuk do të përjetojë të ashtuquajturin "divorc"

Fjala "divorc" shkakton një ndjenjë dhe sjellje të keqe kur e dëgjon. Kjo përfshin avokatë, sherre, debate për pronën apo kohën për të kaluar me fëmijët.

Disa meshkuj preferojnë të lënë gjithcka, vetëm që të shmangin lotët, inatin dhe të bërtiturat. Edhe nëse nuk kanë më një marrëdhënie të fortë, është më e thjeshtë që të gjejnë kënaqësi tek dikush tjetër se sa ti japin stres fëmijëve dhe gruas. /a.m/noa.al