Transmetuar më 16-01-2020, 10:58

Këngëtarja Genta Ismajli ka disa kohë që po shijon lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk Hysni Usta.

Këtë  e ka treguar edhe në rrjete sociale, ku i shfaq hapur dashurinë me anë të shkrimeve tepër romantike.

Mbrëmjen e kaluar, pasi shijuan disa momente në pishinë, të dy shkuan në shtëpi dhe filluan të luajnë boks. Shpesh herë, Genta e ka treguar që e ushtron këtë sport dhe e vërtetoi së bashku me Hysniun.

Të dy filluan të luanin e të goditeshin me njëri-tjetrin, por gjithcka nën notat e humorit dhe shijuan pak momente "të egra" bashkë. Kështu treguan se lidhja e tyre është e mbushur plot me gjëra të bukura, prandaj duhen dhe nuk hezitojnë t’ia tregojnë edhe publikut. /a.m/noa.al